Foksi
nga Ingri & Edgar Parin D’Aulaire
1450 Leke
Përktheu Viola Adhami ISBN 978-9-9956-819-6-8
Përshkrim i shkurtër:
Edhe kur tregojnë për mitet e lashta, edhe kur tregojnë për kafshët, Ingri dhe Edgar Parin d’Aulaire shfaqin një art të rrallë në rrëfimet dhe ilustrimet e tyre të mrekullueshme. Përralla e Foksit, kaq e dashur kur e lexon, dhe kaq e këndshme kur e shikon, e mban peshë lexuesin tone të vogël. E shkreta Foksi! Me atë kokën e vogël si të dhelprës dhe me bishtin e spërdredhur si lëvore kanelle, ajo mrekullon këdo që e sheh. Ajo që do djaloshizotnia e saj, është që të zbavitet me të, por – në të vërtetë ai harron gjithmonë orën kur Foksi duhet të ushqehet. Një ditë ai e tepron paksa me këto ngacmime dhe kur e ftoi ta ndiqte nëpër rrugët e qytetit, Foksi i tij i dashur humbi. Dhe ja Foksi, falë një burri trashaluq e të dashur me të, zbulon se ajo mund të jetë një kafshë e mrekullueshme cirku me një zë të rrallë dhe që luan e zbavitet bashkë me macen pianiste dhe këndezin këngëtar. Nata e premierës është plot surpriza dhe ndonëse Foksi gëzohet nga duartrokitjet e publikut, lumturohet edhe më fort kur dëgjon më në fund zërin e dashur të zotnisë së vet që e thërret me emër dhe që kishte kaq shumë mall ta shihte.