John Ashbery është një prej poetëve më të mëdhenj në SHBA dhe ndofta më i madhi i gjallë në botë. ... Eshtë autor i mbi 22 vëllimeve poetike dhe ka fituar të gjitha vlerësimet më të mëdha që mund t’i jepen në gjallje një poeti. Shquhet për përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë me krijimtarinë e vet për ta kthyer poezinë e kërcënuar nga akademizimi, logjika dhe mungesa e frymëzimit, në burimet e saj të qashtra dhe hershme. është kandidat i vazhdueshëm për Çmimin Nobel. Lexo me shume
Calvino është një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm italianë të shekullit XX dhe po ashtu më famë botërore. ... Po aq i famshëm është edhe për eseistikën e vet brilante, të freskët, kurrë dogmatike dhe të mërzitshme. Të ngjeshura në ide dhe me një erudicion mahnitës, esetë që po paraqiten tek lexuesi, dallohen edhe për një stil të lartë, ala KAlvino, që është në një voijueshmëri të pandërprerë me stilin e vet letrar, me stilin e vet të të menduarit. Libri ‘Përse të lexohen klasikët’ është një panteon vetjak që Calvino e ngriti për të nderuar mjeshtrit prej të cilëve mësoi dhe u frymëzua, është një himn për leximin, për librin dhe për rëndësinë që ka letërsia në jetët njerëzore. Lexo me shume
Libri i kafshëve që keni në duar është një libër me ilustrime të mahnitshme që Ingri dhe Edgar Parin d’Aulaire e pikturuan për vogëlushin e tyre Ola. ... Ky libër shfaq për fëmijët një panoramë të gjerë të kafshëve të çdo kontinenti. Janë më shumë se pesëdhjetë litografi kafshësh plot ngjyra e që krijojnë një panoramë të madhe të këtyre krijesave gjatë ditës; dhe nga ana tjetër e fletëve janë po ato kafshë, në po ato vende, por tashmë gjatë aktivitetit të tyre të natës. Çdo tablo paraqet kafshët dhe mjedisin ku ato jetojnë – prej tropikut deri në arktik – dhe ja në dhënë me ngjyra tepër të pasura e të dashura për fëmijët. Këta fëmijë do të gjejnë këtu botën e mrekullueshme të kafshëve dhe takimin e tyre të parë me to, në këto fletë, me këto ngjyra dhe jo vetëm kaq, por bashkë me to edhe emrat dhe sidomos zhurrmat dhe tingujt që ato nxjerrin. Libri i kafshëve është një libër pikture i përkryer jo vetëm për parashkollorët, por ai jep kënaqësi për të gjithë ata që u bie në dorë ky libër. Lexo me shume
T. S. Eliot është poeti më i famshëm dhe ndofta më i madhi i shekullit XX. I lindur në SHBA dhe i edukuar në Europë, ai do të bëhej ‘pionieri’i poezisë së re në gjithë botën, ... ose ndryshe thënë ‘babai i modernizmit’. Ndonëse në përgjithësi vepra e tij poetike është e kufizuar në faqe, ajo është vepra më me ndikim në poezinë botërore të shek XX. Për këtë Eliot fitoi ndër shumë vlerësime edhe Çmimin Nobel më 1948. Lexo me shume
Jorie Graham është, sipas kritikës, ylli i sotëm i poezisë amerikane. Profesore e famshme e poezisë në Universitetin e Harvardit, ... Graham është autorja më e komentuar në këto tridhjetë vitet e fundit në rrethet e kritikës amerikane. E kanë quajtur poetja më inteligjente e kohës, poetja më e cuditshme në historinë e poezisë amerikane, poetja më ‘filozofike’, poetja më e errët apo poetja e së ardhmes. Fituese e Pulitzer-it për poezinë dhe fituese e bursë së ‘gjeniut’ që jep Fondacionit më i famshëm amerikan i arteve ‘MackArthur’. Kritikja Helen Vendler në një intervistë u shpreh se poezia që shpiku Jorie Graham ‘…do të jetë poezia e së ardhmes, jo vetëm në SHBA Lexo me shume
Robert Hass është një prej njohësve dhe kampionëve të artit të poezisë në SHBA dhe në botë. Një lektor i palodhur ... i poezisë dhe dobivetë saj në shoqësi dhe në jetën individuale, Hass e shpall poezinë fuqishëm edhe në vende të tjera të botës, si mjet i pazëvendësueshmë krahas koncepteve të lirisë, demokracisë etj. Po ashtu ai është sot poet në kulm të karrierës së vet e cila është plot cmime dhe vlerësime. Fitues i Cmimit Pulitzer, Hass është zgjedhur Poet Kombëtar për periudhën kohore 2002-2005 nga Kongresi Amerikan që është edhe vlerësimi më i lartë për një poet në këtë vend Lexo me shume
Larg së shfaquri shenja ndulkësie nga kalesa e kohës, Miroslav Holub-i na fal me veprën e tij një përmbledhje poezish me një intensitet vegimtar dhe befasues. ... Mprehtësia, ironia, thukësia formale dhe përfytyrimet e pashlyeshme të poezive më të hershme mbeten tejet të rrokshme ende sot, ndoshta ngërthyer edhe me një vështrim mbi botën që i detyrohet si pikturave të Bosch-it e Brueghel-it, ashtu edhe përfundimeve të shkencës moderne, ku Dr. Holub-i vetë është një ekspert ndërkombëtarisht i njohur. Miroslav Holub-i lindi më 23 shtator 1923 në Pilsen (Bohemi). Studjoi mjekësi në Univerzita Karlova (Pragë) ku edhe filloi punën, fillimisht në Departamentin e Filozofisë dhe Shkencave, duke u marrë me psikiatri. Atëhere filloi të shkruajë edhe poezitë e para. Më 1953 kreu specializimin në patologji të përgjithshme dhe në vitin 1954 në imunologji e mikrobiologji. Mbrojtja e doktoratës përkoi me botimin e vëllimit të tij të parë poetik (1958). Më vonë (1965-1968) punoi si imunolog në SHBA dhe Gjermani. Qysh nga viti 1967, kur poezitë e tij u botuan në anglisht nga “Penguin”, fillon të përkthehet gjerësisht. Holub-i ka botuar në Çeki 16 libra poetikë dhe 10 me prozë dhe eseistikë; si edhe 165 artikuj shkencorë dhe 3 monografi. Lexo me shume
Michael Longley dhe Derek Mahon janë dy prej poetëve më të njohur sot në Irlandë dhe jashtë saj. Ata së bashku me Seamus Heaney-in ... përbëjnë të ashtuquajturën ‘shkolla e Belfastit’ e cila në të vërtetë ishte një bashkim poetësh të talentuar, por pa ndonjë manifest apo program letrar. U zhvilluan ndër vite në mënyrë të pavarur dhe ndonëse jo aq të famshëm sa Heaney, mbeten ndër zërat kryesorë të poezisë që shkruhet sot në anglisht. Kritika e zgjedhur i ka propozuar që herët lexuesve të poezisë anglishtfolëse se ‘vepra e dy poetëve irlandezë duhet të jetë lexim i detyruar për cilindo të interesuar në poezinë bashkëkohore në botë. Lexo me shume
Bir i një prej familjeve më të vjetra dhe të rëndësishme të SHBA, i pasur, i përhënur,psikomaniak, depresiv, ... gjeni, kontravers, shpikësi i të ashtuquajturës ‘Poezia konfesionale’, Robert Lowell ishte poeti më i famshëm i kohës së vet, jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën. Fitues dy herë i Pulitzer-it, Loëell poashtu qe një profesor i ndritur i poezisë dhe u bë mentor i shumë prej poetëve të ardhshëm që do të shfaqeshin në skenën amerikane letrare. Falë Lowell-it poezia morri vlerësimin e saj më të lartë në shoqëri, duke u shndëruar në një institucion të vërtetë dhe duke u bërë një prej krenarive të Amerikës. Pas një periudhe harrimi, sot emri i Lowellit po ringrihet përsëri me shkëlqimin e kohës kur ai rronte. Lexo me shume
Michael Longley dhe Derek Mahon janë dy prej poetëve më të njohur sot në Irlandë dhe jashtë saj. ... Ata së bashku me Seamus Heaney-in përbëjnë të ashtuquajturën ‘shkolla e Belfastit’ e cila në të vërtetë ishte një bashkim poetësh të talentuar, por pa ndonjë manifest apo program letrar. U zhvilluan ndër vite në mënyrë të pavarur dhe ndonëse jo aq të famshëm sa Heaney, mbeten ndër zërat kryesorë të poezisë që shkruhet sot në anglisht. Kritika e zgjedhur i ka propozuar që herët lexuesve të poezisë anglishtfolëse se ‘vepra e dy poetëve irlandezë duhet të jetë lexim i detyruar për cilindo të interesuar në poezinë bashkëkohore në botë. Lexo me shume
Les Murray është poeti më i madh australian i shekullit të XX i kandiduar disa herë për Nobel në letërsi. ... Ka fituar Medaljen e Artë të Poezisë nga Mbretëresha e Anglisë dhe po ashtu Cmimin Petrarka nga Akademia Gjermane. Ai është kampion dhe promovues i ‘gjërit australian’ në poezi, ese apo ligjërata. është ai që zbuloi ‘australianen’ si identitet kulturor dhe e fuqizoi atë duke u bërë një prej kulturave më identitare në globalizmin e sotëm kulturor. Ka jetuar prej tridhjetë vitesh si shkrimtar profesionit në fermën e tij diku në Uellsin e Ri në Australinë jugperëndimore. Lexo me shume
Studente brilante, lindur dhe rritur në Amerikë, Sylvia Plath do të fitonte famë që në vitet universitare në Cambridge, ... Angli, si një poete me një talent të jashtëzakonshëm. po aty njohu poetin e madh anglez Ted Hughes, për të filluar së bashku një prej karrierave më të famshme dhe frytdhënëse poetike të shekullit XX. Plath me një jetë mendore të trazuar, luftoi gjithë jetën e vet të shkurtër 31 vjeçare me demonët e trurit dhe përfundimi qe tragjik. Me vetvrasjen ajo la pas një sërë pozish të famshme që tashmë kritika e quan pjesë të trashëgimisë së ndritur perëndimore. Lexo me shume
Ezra Pound është identifikimi i vetë poezisë së shekullit XX. ... Me projektin madhor të kantove që e filloi më 1921 dhe e përfundoi më 1958, Pound shënohet si poeti më ambicioz jo vetëm i shekullit XX por i gjithë kohërave. Një përkthyes i pashembullt, një mentor i rrallë për poetët e rinj dhe në vështirësi, një njohës absolut i traditave poetike, Pound mendonte dhe ëndërronte një sistem shoqëror që e vinte poezinë në majën më të lartë të vlerave. Pikëërisht kjo i diktoi një jetë të angazhuar politikisht gjë që i kushtoi shtrenjtë, pasi njohu privimin e lirisë, së botimit dhe të famës. Mbetet emri më i rëndësishëm i poezisë amerikane të shek XX krahas Frost, Eliot, Stevens. Lexo me shume
Elegji Duine është vepra më e famshme e Rilkes së bashku me Sonete Orfeut. ... Ai i shkroi këto dhjetë elegji në harkun kohor të dhjetë viteve dhe shtrirja kohore tregon edhe preokupimin dhe vështirësinë që iu desh të përballonte poeti në realizimin e kësaj vepre, një prej më të rëndësishmeve të shekullit që kaloi. Rilke u bë ‘poeti i kulluar’ europian që jetoi vetëm për poezinë duke qenë kështu i fundit i kësaj plejade. Ndërkaq Rilke është ndofta poeti më më shumë ndikim pas vdekjes, duke u bërë jo vetëm model i shkrimit të poezisë por edhe emër pelegrinazhi, emër që ngjallte dhe ngjall tek lexuesi dhe poeti besimin tek poezia. Lexo me shume
Charles Wright është bashkë me Ashbery poeti më ambicioz amerikan i gjysmës së dytë të shekullit XX. ... Ai e ka konceptuar veprën poetikë në trilogji që pohojnë të gjitha bashkë një nga poetikat më origjinale dhe të fuqishme të kohës. Po ashtu ëright hyn tek ata poetë amerikanë për të cilët tradita poetike europiane është tepër e rëndësishme. Dhe ëright një pjesë të suksesit ia dedikon influencës së vyer të poetëve të tillë europianë si Montale, Campana, Rilke etj. Lexo me shume
Eshtë poeti më i madh lituanez i gjallë dhe një prej poetëve kryesorë që shkruajnë sot në Europë dhe Amerike ... Mik i vjetër i Brodskijt dhe Ana Akmatovës, Venclova zgjodhi rrugën e vet që herët, duke braktisur vendin e vet nën thundrën e komunizmit dhe u bë qytetar amerikan. Punoi për afro njëzetë vite si profesor i sllavistikës në Princvton University, ndërsa tashmë është tërhequr dhe jeton në Europë. Lexo me shume
Adam Zagajewskin e kanë quajtur një prej poetëve më të mëdhenj polakë të shekullit XX e në vazhdim dhe po ashtu, ‘një klasik të gjallë’. ... Eshtë nominuar disa herë për Nobel dhe besohet se është një kandidaturë tepër e fortë për këtë çmim. Zagajewski e braktisi herët Poloninë duke jetuar sa në Paris aq edhe në Huston të SHBA-së. Wshtë një prej poetëve më të përkthyer sot në botë dhe sidomos në SHBA ku bashkë me Seamus Heaney-in është poeti më i dashur joamerikan. Temat e tij janë ekzili, tëhuajsimi, zbrazëtia, vdekja, kujtesa-harresa, të para nga thjerra jo e një tragjiku sesa e një dëshmitari të paanshëm të kohës së vet. Lexo me shume
është ndofta kulturologu më i rëndësishëm i epokës sonë. ... Është autor i shumë librave ndër të cilët shquhen vepra si 'Gjuha dhe heshtja', 'Në kështjellën e Mjekërkaltrit, biografia e tij për Heiddegerin dhe sidomos vepra që i dha famë të përbotshme, 'Pas Babelit' një studim shterues për një teori të mundshme të përkthimit. Filozofia, poezia, muzika, mistika përzihen në një kuptimësi tepër origjinale në librat e Steiner-it, falë cilësive të secilës disiplinë ai përgjon atë që e kë quajtur 'rrënia e Perëndimit.' Lexo me shume