Email:Alephklub@gmail.com

s

Klub Aleph është një event botues që ka patur si qëllim prej themelimit të vet një synim të vetëm, hapjën e letërsisë dhe mendimit artistik në Shqipëri ndaj kulturës dhe mendimit artistik bashkëkohor. Ai boton Revistën letrare Aleph si dhe një seri të mirënjohur tashmë poetësh dhe shkrimtarësh të mëdhenj ndërkombëtarë.

Revista Aleph është themeluar më 1996 nga një grupim shkrimtarësh dhe përkthyesish të rinj me qëllimin e vetëm për të afruar sa të mundet letërsinë shqipe me letërsinë europiane dhe atë botërore. Duke patur parasysh një traditë të pasur të botimit të revistave letrare shqipëtare që lulëzuan në vitet ’30 në Shqipëri, themeluesit e kësaj reviste synuan të afronin ato vlera letrare –kulturore që do të mund të ndikonin në favor të forcimit të letërsisë së re shqipe që po shkrhej pas vitit kyç 1990.

Pas afro 18 vjetësh ekzistence, kjo revistë ka mundur të botojë më shumë se 10 mijë faqe me letërsi të zgjedhur; 500 shkrimtarë vendas dhe të huaj, shumica e të cilëve të pabotuar më parë në gjuhën shqipe. Mbi pesëdhjetë shkrimtarë, poetë, kritikë dhe përkthyes të rinj shqipëtarë ‘u zbuluan’ për herë të parë në këtë revistë, emra të cilët tani janë protagonistë të letërsisë së sotme shqipe.

Gjithashtu në këtë revistë kanë zënë vend edhe artistë të rinj vizualë të cilët kanë paraqitur përmbledhje grafikash, pikturash, fotografish e konceptesh duke u bërë kështu protagonistë të brezit të vet të artistëve vizualë. Për shkak të cilësisë së lartë të botimit dhe natyrisht të përzgjedhjes së materialit artistik, kjo revistë është vlerësuar nga shkrimtari Ismail Kadare si ‘revista letrare e shekullit’, kurse shkrimtarja e shquar amerikane Susan Sontag në vizitën e saj në Shqipëri e quajti ‘habi që në një vend të tillë gjendet një revistë letrare me këtë cilësi . . . Këta të rinj paskan shije të afërta me të miat. Është një revistë letrare tërësisht perëndimore...’.

f
Rr 'Emin Duraku' (+355) 682209804 [Alephreview@hotmail.com]

    Hyr