Email:Alephklub@gmail.com
700 Leke
Përktheu nga origjinali Gentian Çoçoli Faqe 110, Çmimi 700 L
Përshkrim i shkurtër:Robin Robertson ka lindur në Skocinë veri-lindore, por jetën profesionale e ka kaluar tërësisht në Londër ku ka punuar si editor i shkëlqyer në disa prej shtëpive më të njoura në Britani si Penguin, Secker and Warburg etj. Sotmë është editor i poezisë dhe prozës tek i mirënjohuri Jonathan Cape Ltd. Ka botuar pesë vëllime me poezi dhe po ashtu është përkthyes i Tranströmer dhe Euripidit (Medea). Ka fituar shumë çmime letrare për krijimtarinë e tij tepër të vlerësuar në Britani dhe Amerikë ku përmenden Forward Prize për Librin më të mirë të vitit, E. M. Forster dhe të mirënjohurin Petrarka Prize të Akademisë së Arteve të Gjermanisë, një prej dy-tre çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare të poezisë në Europë. Libri që botohet këtu ‘Fushë e ngjyer’ është shpallur nga kritika si një prej librave të parë më të arrirë të shkruar në Britani ndër dekada. Në Shqipëri ky poet botohet për herë të parë.