E largëta (Vol II)
nga Julio Cortázar
1000 Leke
me parathënie të Mario Vargas Llosa Përktheu nga origjinali Bashkim Shehu ISBN 9789928323200 f.400
Përshkrim i shkurtër:
ULIO CORTÁZAR (gusht 1914- shkurt 1984) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj argjentinas dhe të mbarë gjuhës spanjolle të shekullit të XX-tê. Vuri 'vulën' në çdo zhanër ku shkroi; në romane, tregime, ese, drama, skenarë etj. I njohur si një prej themeluesve të boom-it letrar të Amerikës Latine, vepra dhe personaliteti i tij ndikoi një sërë brezash krijues dhe lexues në dy Amerikat dhe Europë. Në analet e kritikës letrare ai njihet si "mjeshtri modern i tregimit". Shpjegimi i alkimisë të fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazinë më surreale me jetën gazmore të trupit dhe të mugës, jetën e imagjinatës, të lirë dhe pa pengesa, me jetën e kushtëzuar të trupit dhe të historisë, qëndron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrëfimin gojor, zhdërvjelltësinë e rrjedhshme të së folurës së përditshme, shprehjen spontane, pa kozmetikë dhe pa vetëfryrje, të njeriut të rëndomtë... Edhe gjuha e Cortázar-it është fiksion, e sajuar me kujdes, një artific aq efikas sa që duket natyror, një e folur e riprodhuar e jetës, që shkon tek lexuesi duke rrjedhur drejtpërdrejt nga ato gojë dhe ato gjuhë të gjallëruara të burrave dhe grave prej mishi e gjaku, një gjuhë aq e tejdukshme dhe aq e rrafshët.. sa që ngatërrohet me ato që emërton, me situatat, me sendet, me. qeniet, me peizazhet, me mendimet, për t'i shfaqur më mirë në autenticitetin dhe vërtetësinë e tyre, si nëpërmjet një shkëlqimi të përkorë që i ndriçon së brendshmi.