Email:Alephklub@gmail.com
1100 Leke
tregime me ese nga Susan Bernofsky përktheu Admira Poçi ISBN 9789928449962 f. 208
Përshkrim i shkurtër:Berlini i këtyre tregimeve është një vend me mundësi artistike, ku poetët krijojnë vepra të pavdek- shme, aktorët virtuozë magjepsin audiencat dhe piktorët gjejnë frymëzim. Narratorët duken se janë të mbushur me një entuziazëm zemërhapur që ndonjë herë mund të duket naiv. Por na tregohen edhe një sërë dështimesh: dashnorë të refuzuar, artistë të pasuksesshëm dhe njerëz, sjellja e të cilëve i bën ata të jetojnë mes fqinjëve të tyre si të dëbuar. “Artistit metropolitan,” shkruan Walser tek “Berlini dhe artisti”, “nuk i mungojnë mundësitë që të mos flasë fare me askënd. Ajo që duhet të bëjë është të humbasë popullaritetin para disa arbitrave të shijes ose të fiksohet vazhdimisht pas dështimeve dhe sa hap e mbyll sytë do të jetë fundosur në braktisjen më madhështore, më lulëzuese”.