Vetëvrasësit
nga Antonio Di Benedetto
1200 Leke
me pasthënie nga Roberto Bolaño përktheu Ziglinda Lusha ISBN: 9789928323026 f. 183
Përshkrim i shkurtër:
Tre romanet kryesore të Antonio Di Benedetto-s, Zama, Heshtësi dhe Vetëvrasësit, në bazë të unitetit stilistik dhe tematika që i bashkon, formojnë një lloj trilogjie dhe ta themi që tani, që të jetë e qartë njëherë e mirë, përbëjnë një nga momentet më kulminante të narrativës së gjuhës spanjolle të shekullit tonë. Në letërsinë argjentinase, Di Benedetto është një nga të paktët shkrimtarë që ka ditur të përpunojë një stil të vetin, bazuar në saktësi dhe ekononomi dhe pavarsisht lakonizmit dhe varfërisë së tij të dukshme, formohet me shumë ngjyra, nga gjuha e folur apo reflektive, përshkruese apo lirike, dhe ka një efikasitet befasues. Nga romanet e tij, e çuditshmja është e syrgjynosur. Arti i tij delikat heq me siguri llumin retorik për tu përqendruar tek gjërat thelbësore. Nga braktisja kozmike tek Zama tek inventari metodologjik i rrethanave dhe shkaqeve që mund të legjitimojnë vetëvrasjen, njeriu i Di Benedetto-s jeton i rrethuar nga zhurma shkatërrimtare e botës.