Tetori në vagon
nga Marina Cvetajeva
1200 Leke
Ese dhe poezi të zgjedhura përktheu nga origjinali Korab Hoxha ISBN 9789928455413 f. 306
Përshkrim i shkurtër:
Marina Ivanovna Cvetajeva është pa dyshim një nga zërat më të spikatur të poezisë ruse, e cila do ta reformonte atë krahas poetëve tillë, si: A. Ahmatova, Boris Pasternak, Vladimir Majakovskij, etj. në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar. Protestuese, me një shpirt tejet krenar, ajo do ta përshëndeste që në fillim Revolucionin, por nuk do ta pranonte kurrë dhunën e shkaktuar prej tij, që çoi në një luftë të përgjakshme dhe krejt të panevojshme civile. Mbi të gjitha, duke qenë tejet humane, ajo nuk mund të pranonte që, qoftë edhe dikush, të përjashtohej nga e drejta për të jetuar Kjo do ta largonte atë nga e keqja njerëzore, duke e ndihmuar që të ngrihej lart, ndaj dhe vështrimi i saj është tërësor, gjithëpërfshirës, thuajse profetik. Një vështrim tejet i kthjellët, që e bën, për nga kumti poetik, mbase më bashkëkohoren nga të gjithë poetët e sotëm rusë.