Email:Alephklub@gmail.com

s
Detajet e Librit.

Detajet


Qytetet e padukshme


nga Italo Calvino

1200 Leke

me hyrje nga autori përktheu nga origjinali Viola Adhami ISBN 9789928449931 f. 180

Përshkrim i shkurtër:
Qytetet e padukshme paraqitet si një varg me raporte udhëtimesh që Marko Polo i bën Kublai Kanit, perandorit tëTartarëve. (Në realitetin historik, Kublai, pasardhës i Xhenxhis Kanit, ishte perandor i Mongo- lëve, por Marko Polo në librin e tij e quan Kani i Madh i Tartarëve dhe i tillë ka mbetur në traditën letrare). Jo se m’u propozua të ndjek itineraret e fatlumit tregtar venecian që në Dyqindën kishte mbërritur deri në Kinë, dhe prej aty, si i dërguar i Kanit të Madh, kishte vizituar pjesën më tëmadhe të Lindjes së Largët. Tani Lindja është një temë që i duhet lënë ekspertëve dhe unë nuk jam i tillë. Por gjatëgjithë shekujve ka pasur poetë dhe shkrimtarë që janë frymëzuar nga Milione si nga një skenografi fantastike dheekzotike: Coleridge në një poezi të tijën të famshme, Kafka në Mesazhin e Perandorit, Buzzati në Shkretëtirën eTartarëve. Vetëm Një Mijë e një netët mund të krenohen me një fat të tillë: libra që shndërrohen në kontinenteimagjinarë ku vepra të tjera letrare do të gjejnë hapësirën e tyre; kontinente të “tjetërkundit”, sot që “tjetërkundi” mund të thuhet se nuk ekziston më dhe e gjithë bota priret drejt unifikimit.

Autori: Italo Calvino Kategori: Botuesi:


f
Rr 'Emin Duraku' (+355) 682209804 [Alephreview@hotmail.com]

    Hyr