Email:Alephklub@gmail.com

s
Detajet e Librit.

Detajet


Gjurma e botuesit


nga Roberto Calasso

1000 Leke

përktheu Viola Adhami ISBN 9789928323033 f. 198

Përshkrim i shkurtër:
Nga dhjetori 2004, kur Google shpalli se do të skanonte librat e pesë bibliotekave të rëndësishme (mes të cilave, natyrisht në rresht të parë, Stanford-i). Artikulli vazhdon, natyrshëm me disa shifra. Njerëzimi, na thuhet ka “botuar”, duke nisur nga pllakëzat sumere, të paktën tridhjetë e dy miliona libra|”. Kjo është baza e “bibliotekës universale”. Dhe menjëherë ndërhyn demoni: “Po përse të ndalemi këtu? Biblioteka universale duhet të përfshijë një kopje të çdo lloj tabloje, fotografie, filmi apo krijimi muzikor të prodhuar nga të gjithë artistët, të tashëm dhe të shkuar. Dhe aq më shumë duhet të përfshijë të gjitha transmetimet radiofonike dhe televizive. Edhe reklamat. Si mund ta harrojmë Rrjetin? Biblioteka e madhe natyrisht që duhet të ketë një kopje të miliarda faqeve të web-it që nuk janë më, që nuk janë më online, dhe të dhjetëra miliona postimeve në blogje që ndërkohë kanë humbur – letërsia jetëshkurtër e kohës sonë”. Këto të fundit, fjalë ëndërrimtare nuk mjaftojnë për të fshirë kuptimin e terrorit dhe të paralizës që kanë ngjallur pararendëset. Një libër unk nga një autor dhe botues unuik: Roberto Calasso për artin e botimit. Është ndër të rrallët libra në botë, ose I vetmi, që përshkruan me detaje dhe ide artin e rrallë e të lashtë të botimit. Por a do të ekzistojë ende libri në trajtën që njihet deri më sot? Calasso jep disa përgjigje të ndershme që janë në fakt të vërteta të hidhura me të cilat çdo botues (edhe lexues) në botë do duhet të përballet.

Autori: Roberto Calasso Kategori: Botuesi:


f
Rr 'Emin Duraku' (+355) 682209804 [Alephreview@hotmail.com]

    Hyr