Masivi i gjumit
nga Durs Grünbein
1000 Leke
përktheu nga origjinali Gerda Dalipaj-Pistrick ISBN: 9789928323071 f. 132
Përshkrim i shkurtër:
Masivi i gjumit është një përmbledhje prej 70 poezish në forma të ndryshme stilistike, që variojnë në vargje të shkurtër e të gjatë. Ato janë copëza ëndrrash, pjesë ligjërate, poezi në prozë, sonete të thyera, sekuenca nga protokolle aksidentesh. Secila nga këto shkëndija ndez një dritë më vete, epifaninë e saj të vogël ose të madhe. Këtu shkruan një poet që nuk i përket asnjë shkolle, asnjë rryme poetike në modë – një vëzhgues i reales, kureshtar për gjërat në këtë anë të botës, i vetëdijshëm deri në palcë për humbjen e tyre. Ka poezi dashurie, drejtpërdrejt erotike, ashtu si momentet e përjetimit të humbjes si çmontim i formës së sonetit. Një cikël poetik mbi pishën i qaset muzikës së toneve të larta dhe kthehet në një verbarium, ku shkronjat nisin e kërcejnë. Durs Grünbein, i lindur më 1962 në Dresden, poet dhe eseist jeton në Berlin dhe Romë. Ndër çmimet e marra prej tij mund të përmenden Büchner-Preis, Nietzsche-Preis, Hölderlin-Preis,çmimin Pasolini në Itani dhe atë suedez Tranströmer-Preis.