Trishtimi i Belgjikës
nga Hugo Claus
1500 Leke
përktheu Romeo Çollaku ISBN: 9789928323101 f. 857
Përshkrim i shkurtër:
Një nga romanet madhorë të Europës së gjysmës së dytë të shek XX i shkruar nga një prej poetëve dhe shkrimtarëve madhorë të Europës. Me sytë e fëmijës, që është vetë autori, në 900 faqet e romanit do të shohim si shndërroht në mënyrë dramatike psiqika dhe vetë jeta e një kombi të tërë në atë ‘pranim të turpshëm të heshtur që i bënë nazizmit belgët’. Dhe këtu Hugo Claus është i pamëshirshë me të vërtetat që pa si dëshmitar dhe i shtjelloi si autor. "Plot zgjuarsi thumbuese, gjuhë të mrekullueshme dhe figura grafike, Hugo Claus mrekullon lexuesin përsëri në kohë si me magji. (...) Ky roman i jashtëzakonshëm autobiografik, është fare qartë, kryevepra e Klausit." - Danielle Roter, The Los Angeles Times “Pikëllimi i Belgjikës është një roman i gjatë, i dendur, i pasur, thelbësisht moral dhe poetik, edhe më moral aty ku është më poetik . . . kaq i zhytur në historinë e hidhur belge dhe europiane të Luftërave Botërore ... " - Suzanne Ruta, The New York Times Book Review "Ngado ta kthesh Pikëllimi i Belgjikës është një roman- përbindësh, i mrekullueshëm, anekdotik i cili, që tani mund të jetë i paracaktuar të bëhet një libër-kult në botën anglishtfolëse, sikundër ndodhi edhe në Europë." - Richard Todd, Times Literary Supplement