Email:Alephklub@gmail.com

s
Detajet e Librit.

Detajet


Njerëz të pavarur


nga Halldór Laxness

1400 Leke

përktheu Ibrahim Tafilaj ISBN: 9789928455482 f.592

Përshkrim i shkurtër:
Përse bën fjalë Njerëz të Pavarur? Si çdo roman tjetër i madh, i vëllimshëm, ai e nxit lexuesin - që e vret seriozisht mendjen për qëllimin - që të përmblidhet në një temë të vetme, gjithëpërfshirëse. Dhe si shumica e romaneve të mëdha e të vëllimshme, ka aq shumë variacion sa që së shpejti këto përpjekje dështojnë. E kam thënë tashmë se në qendër të librit ndodhet lufta mes babait dhe vajzës. Ama ka ndoshta një subjekt tjetër, edhe më kryesor: lufta që zhvillohet brenda një shpirti të vetëm. Njerëz të Pavarur na paraqet përshkrimin më tërheqës që kam hasur ndonjëherë, të tkurrjes së dalëngadalshme, të përditshme të një shpirti njerëzor dhe shëlbimin e tij përfundimtar. Sepse në fitoren e tij kundër mjerimeve të shumëfishta, në mirëqenien e tij të ngadaltë e të qeverisur me kursim e kujdes, Bjarturi në njëfarë mënyre humbet gjithçka vërtet me rëndësi në jetën e vet ‘Halldor Laxness, për mendimin tim, është ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shek. XX dhe romani Njerëz të pavaruar, ndër librat më të mëdhenj.’ -Susan Sontag

Autori: Halldór Laxness Kategori: Botuesi:


f
Rr 'Emin Duraku' (+355) 682209804 [Alephreview@hotmail.com]

    Hyr