Email:Alephklub@gmail.com
1000 Leke
me ese nga Derek Walcott përktheu nga origjinali Viola Adhami ISBN: 978-99956-819-8-2 f. 160
Përshkrim i shkurtër:Poemat e Les Murray-it shquhen për shumëllojshmërinë dhe frrymëmarjen poetike, dhe një sërë temash hapen e mbyllen brenda një poemi të vetëm. Mes këtyre temave dallohen celebrimi që i bën ai jetës, dhe natyrës, në gjithë diversitetin e tyre të pamatë; bindja e tij të thellë për sakralitetin e jetës njerëzore dhe patosi që buron nga kjo; ndjesia e tij e fuqishme që i përket 'njerëzve të zakonshëm', një mosbesues i bindur i paqëndrueshmërisë së klasës elitare, ndjesia e tij e fuqishme e të qenit australian; që të gjitha këto të bashkuara në mënyrë paradoksale nga një kozmopolitanizëm i jashtëzakonshëm që vjen nga njohja e shumë gjuhëve që ai zotëron. Poezia e tij shquhet për një energji të jashtëzakonshme që pllenon imazhe të begata të përafërta me poetët e shquar elisabetianë. ‘Falë poetëve si Les Murray jeton vetë gjuha’ – Josif Brodskij