Mjeshtra të vjetër
nga Thomas Bernhard
1000 Leke
përktheu nga origjinali Doreida Gedaj ISBN 9789928323057 f. 210 L
Përshkrim i shkurtër:
Thomas Bernhard, lindi më 1931, vdiq në Austrinë e Sipërme në vitin 1989. Thyerja e një zakoni dhjetravjeçar bën që në vëllimin me prozë botuar për herë të parë ne vitin nën titullin "Komedi" nga Thomas Bernhard autodidakti Atzbacher dhe muziko-filozofi Reger të takohen në dy ditë rresht në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë. Atzbacher e shfrytëzon këtë takim të jashtëzakonshëm si mundësi për të vëzhguar Regerin e përhumbur në kqyrjet e tij. Tetëdhjetëedy vjeçari, i cili për tridhjetë vjet ka shkruar nga Vjena artikuj kritikë në fushën e muzikës për Times, ka mundur të zhvillojë drejt perfeksionit mënyrën e kqyrjes së artit në Muzeun e Historisë së Vjenës: kjo mënyrë konsiston në studimin e çdo vepre arti që konsiderohet të jetë perfekte, për aq kohë, sa të arrish të zbulosh gabimet e saj. Të gjithë Mjeshtrat e Vjetër dhe Mendjet e Mëdha janë të papërsosur. Regeri e kupton se arti, muzika, filozofia dhe letërsia nuk janë "e epërmja dhe sublimja ", pikërisht kur gruaja e tij, me të cilën është martuar prej më shumë se tre dekadash, ndërron jetë: "Por e gjithë kjo, i tërë arti, sido që të jetë, nuk është asgjë në krahasim me të vetmin njeri të dashur ... mund të zgjedhim për bashkëudhëtarë gjithë Mendjet e Mëdha dhe Mjeshtrat e Vjetër që duam, por ata nuk zëvendësojnë njerëzit.